Alfred Pjetri ka folur në një prononcim ditën e sotme dhënë për VeriuSport. Administratori i Tërbunit ka folur për çfarë premton pjesa e dytë e sezonit për klubin verior.
Klubi nga qyteti i Pukës është duke u përgatitur për pjesën e dytë të edicionit të Kategorisë së Dytë teksa pret 4 ose 5 afrime cilësore për të kompletuar skuadrën drejt objektivit të ngjitjes. Administratori spikat me fjalët e tij ish-in e Vllaznisë, Jurgen Gjinin që mban postin e golashënuesit tek pukjanët.
“Kemi filluar nga puna, stërvitja vazhdon rregullisht. Jemi në kontakt me disa lojtarë. Në fazën e parë deridiku ia arritëm objektivit.
Që kur kam ardhur këtu, e di që Puka nuk pranon të jetë në Kategorinë e Dytë. Me të gjithë forcat do të kërkojmë ngjitjen edhe pse jemi pak larg vendit të parë.
4 ose 5 lojtarë shpresojmë që do të bien dakord. Presim dhe nga jashtë dhe nga vendi afrime.
Marrëdhëniet janë krejt të mira me Kryetarin. Pa ndihmën e tij nuk do të ishim këtu ku jemi. I ka ndejtur pranë ekipit dhe n aka ndihmuar.
Presori ka një qëllim dhe ai është arritja e Kategorisë së Parë.Jurgeni është në vijë të parë të sulmit dhe nga ai presim më shumë ne. Ka eksperiencë në Kategorinë e Parë dhe në Superiore e ndaj shpresojmë të vazhdojë të shënojë gola”, u shpreh Pjetri.