Sot në mbrëmje në “Anfield Road” Liverpool nis mbrojtjen e titullit kampion në një takim ku përballë do të ketë formacionin e Bournemouth-it. Ashtu siç është kthyer në traditë tashmë në prag të kompeticioneve të ndryshme agjensia e grumbullimit të statistikave, “Opta”, ka “kurorëzuar” edhe fituesen e mundshme pas simulimit të kampionatit plot 10.000 mijë herë.

Algoritmi, i cili bazohet në disa kritere (pikët e forta dhe të dobta të rivaleve, serive historike të rrezultateve, precedentëve dhe rendimenti), ka nxjerrë fitues Liverpool-in, i cili ka shanse të larta për të fituar titullin numër 21, me një propabilitet prej 28.5%. Krahasuar me një vit më parë të besuarit e Slot këtë sezon janë mjaft të avantazhuar. Një vit më parë superkompiuteri i OPTA-s i dha Liverpool-it vetëm 5.1% të shanseve për triumfin final.

Ngjitje të frikshme të shanseve për të fituar titullin kampion këtë sezon krahasuar me 12 muaj më parë është parashikuar edhe për Arsenal. Skuadra e Arteta-s sezonin e kaluar kishte 12.2% të shanseve për të fituar Premier League ndërsa këtë sezon kjo shifër ka shkuar në 24.3%.

Sezoni i ri pritet të jetë i vështirë për Manchester City-n, i cili ka 18.8% të shanseve për të fituar titullin ndërsa vitin e kaluar nisi kampionatin si superfavorit me 82.2%. Sipas superkompiuterit të OPTA-s forca e katërt e Premier League këtë sezon do të jenë kampionët e botës në fuqi të Chelsea-t.

Renditja virtuale e Premier League në bazë pikëve që pritet të grumbullohen nga skuadrat:

Liverpool – 73.2

Arsenal – 71.9

Manchester City– 69.9

Chelsea – 63.7

Aston Villa– 60.7

Newcastle – 60.4

Crystal Palace – 57.3

Brighton – 55.3

Bournemouth – 51.4

Brentford – 50.5

Nottingham Forest – 50.4

Manchester United – 49.1

Everton – 48.5

Tottenham – 47.8

Fulham – 46.9

West Ham – 44.0

Wolverhampton – 42.5

Burnley – 36.9

Leeds – 36.3

Sunderland – 31.5