Sipas Sky Sports UK, ka të reja të rëndësishme në lidhje me pankinën e Anglisë. Pas humbjes në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës, Gareth Southgate i tha lamtumirë kombëtares dhe u zëvendësua (përkohësisht) nga Lee Carsley.
Emrat e Graham Potter, Eddie Howe, Jürgen Klopp dhe Thomas Tuchel janë hedhur poshtë. Prandaj, synimi për verën e ardhshme është Pep Guardiola, aktualisht trajneri i Manchester City me kontratën që i skadon më 30 qershor 2025 dhe nuk është aq i sigurt për rinovimin e saj.
Shumë, nëse jo gjithçka, do të varet nga rezultatet e procesit në të cilin klubi është i përfshirë.
Spanjolli nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të trajnuar një ekip kombëtar dhe Anglia mund të jetë mundësia perfekte, veçanërisht një vit para Kupës së Botës 2026.