Antonio Cassano nuk përmbahet ndaj Rafael Leaos. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane është shprehur edhe një herë në mënyrë negative ndaj lojtarit portugez të Milanit, i cili, sipas tij, nuk është ai që “shitet”. Gjatë episodit të fundit të “Viva El Futbol”, program në Tëich ku ishin të pranishëm edhe Daniele Adanin dhe Nicola Ventola, Fantantonio deklaroi:
“Nëse do të më duhej të zgjidhja një mes Kvaras dhe Lookman, do të votoja për sulmuesin e Napolit, sepse jo të gjithë mund të bëjnë atë që bëri ai në vitin e tij të parë në Serinë A. Tani ju pyes ju të dy (Adani dhe Ventola), që jeni adhurues të mrekullueshëm të gjeniut, të modelit që është te Milani, kush është më i mirë, Leao apo Lookman?
Për Cassanon, performanca e Rafa Leaos ishte e vazhdueshme vetëm në muajt para të sezonit të titullit të fituar nga Milani, por për pjesën tjetër të përvojës si kuqezi nuk ka qenë kurrë konstant:
“Ky është viti i gjashtë i Leaos te Milani. Kam parë një minimum vazhdimësie, vetëm në 3/4 muajt para se të fitonte Scudetton, për 5 vitet e gjysmë ishte ai që shohim sot. Është e pakonceptueshme”.
Ish-sulmuesi përdor krahasime për të ripërsëritur konceptin e tij, domethënë që Leao nuk është lojtar i madh, siç thuhet:
“Në të kaluarën te Milani kishte lojtarë si Ronaldinho apo Ronaldo, të cilët, pavarësisht se bënin pak përpjekje gjatë javës, gjatë ndeshjeve të bënin të fërkoje sytë.
Ndërkohë Leao hyn në fushë, përshëndet njerëzit, gërsheton flokët, pastaj vazhdon të jetë këngëtar dhe më pas bëhet model”.Së fundi, Antonio Cassano krahason mënyrën e lojës së Leaos me një ish-lojtar të Milanit, pikërisht Charles De Keteleare:
“De Ketelaere është 10 herë më i fortë se Leao. Maldini kishte marrë një kampion, por për fat të keq Cardinale bëri që të largohej.”