Hito Hitaj është marrë një jetë me futboll, qoftë si trajner, por gjithashtu edhe si drejtues në FSHF. Sot 73-vjeçari po shijon pensionin, por nuk mund të shmanget aq kollaj nga aktualiteti. Ish-trajneri legjendar i Luftëtarit dhe krahu i djathtë i Neptun Bajkos në Kombëtaren shqiptare tri dekada më parë, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ka vendosur të komentojë disa nga temat më të nxehta të futbollin shqiptar sot, por jo vetëm.
Ai eshte ndalur edhe tek nje moment historik per ish- skuadren e tij, Luftetarin e Gjirokastres duke deklaruar madje se Vllaznia i rrembeu titullin kampion 42 vjet me pare sepse i la ndeshjen e fundit Lushnja.
“Kam pasur vetë një precedent në vitin 1978, kur drejtoja Luftëtarin. Në atë kohë ekipi im luftonte për titull bashkë me Vllazninë dhe Partizanin. Dy javë para fundit të kampionatit ishim tre ekipe me pikë të barabarta, pra Luftëtari, Partizani dhe Vllaznia me nga 23 pikë secila. Fitorja llogaritej me dy pikë atëherë, jo me tre si tani.
Partizani humbi ndaj Tiranës dhe në valle për titull mbetëm ne dhe Vllaznia, por ishim me pikë të barabarta. Atëherë ne si klub u interesuam në FSHF për rregulloren dhe ishte e shkruar që nëse ekipet e mbyllnin kampionatin me pikë të barabarta, do të luhej një finale.
Nuk shkoi deri te ndeshja finale, sepse ne për fat të keq barazuam papritur me Shkëndijën në Gjirokastër dhe Vllaznia doli me pikë para nesh. Më pas Shkodra luante në Lushnjë dhe fitoi pasi ia la ndeshjen Lushnja. Ndërsa ne luanim në Berat dhe duke parë që Lushnja ia la Vllaznisë, edhe ne bëmë të njëjtën gjë, duke humbur me Tomorin 4-3”.- ka deklaruar Hitaj.
Te jete vertete keshtu? Natyrisht kjo eshte ajo çfare thone nga kampi gjirokastrit, por padiskutim qe duhet pritur edhe ndonje reagim nga ai shkodran.