HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAntonio Delaj, gati një vend titullari për 21 vjeçarin në ndeshjen ndaj...

Antonio Delaj, gati një vend titullari për 21 vjeçarin në ndeshjen ndaj Egnatias

Prej kohesh ka pritur momentin e tij dhe ai duket se ka ardhur. Antonio Delaj te merkuren e ardhshme pritet te jete titullar nga minuta e pare ne ndeshjen e kampionatit ndaj kampiones ne fuqi te vendit- Egnatias. Sulmuesi anesore u provua ne formacionin e pare dje ne miqesoren ndaj Otrant dhe kjo te le te mendosh nje gje te tille edhe per sfiden e pas kater diteve.

Nje zgjedhje deri diku e detyrueshme e trajnerit Brdariç ngaqe per kete perballje do t’i mungojne Dodaj per arsye te ndeshkimit me karton te kuq ne ndeshjen e kaluar ndaj Skenderbeut dhe po ashtu edhe Gruda e Çoba per arsye demtimesh.

Ne keto rrethana, ka ardhur momenti i Delajt qe ne fakt duhej te kishte luajtur me heret. Ai gjate gjithe kesaj periudhes se fundit ka kaluar nje forme te mire sportive dhe kete e ka treguar edhe ne ndeshjet miqesore qe ekipi ka zhvilluar duke shenuar rregullisht ne to. 4

Madje para ndeshjes me Skenderbeun, trajneri Brdariç i pyetur ne lidhje me kete lojtar u shpreh se kishte menduar diçka per te. Por ne Korçe dalja e Dodajt me te kuqe qe ne pjesen e pare i prishi te gjitha planet. Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe me Delajn ne ndeshjen e se merkures.

Gjasat jane qe ai ta nise si titullar dhe kjo do te ishte dhurata me e mire per te me rastin e 21 vjetorit te lindjes se tij, pervjetor te cilin e ka festuar diten e djeshme-/www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments