Vllaznia e volejbollit te meshkujve nuk ia ka dale te fitoje ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se FSHV-se ndaj Tiranes dhe si rrjedhoje ka humbur te drejten per te luajtur ne finale dhe per te diskutuar diskutimin e ketij trofeu te pare te sezonit te ri.
Ndeshja eshte luajtur pasditen e djeshme ne sallen sportive te Farkes ne kryeqytet dhe eshte shoqeruar me nje rivalitet te te dy ekipeve. Ka qene Tirana e cila ne fakt e nisi me mire kete takim dhe arriti te fitonte setin e pare ne shifrat 25-22. Pastaj edhe te dytin 25-20 duke iu afruar shume fitores.
Por Vllaznia u zgjua ne setin e trete duke luajtur me mire dhe duke e fituar ne fund 25-18 duke rihapur ndeshjen. Madje edhe ne setin e kater ka qene ajo qe ka udhehequr 23-21 dhe kur u mendua se do ta fitonte edhe kete set, ne fakt lojtaret shkodrane gabojne dhe jane bardheblute qe do te fitonin 25-23.
Ne kete menyre ata e kane fituar edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1 duke fituar njekohesisht edhe te drejten per te luajtur ne finalen e ketij kompeticioni neser ndaj Partizanit./www.shkodrasport.com/