Vllaznia ka udhetuar mesditen e sotme drejt Korçes, qytet ku do te luaje neser ne oren 20:00 ndaj Skenderbeut vendas. Ne kampin shkodran ka shume besim se do t’ia dalin te marrin rezultatin e trete pozitiv ne kete start kampionati.
Por nga ana tjeter, per stafin teknik problem mbetet gjendja shendetesore e disa prej futbollisteve te cilet vazhdojne te jene te dmetuar. Kishte shume shpresa per nje rikuperim te plote te mesfushorit Ardit Krymi, por duket se ai ka ende probleme dhe kjo mund ta vere ne dyshim aktivizimin e tij ndaj korçareve.
Numri 6 i kuqebluve prej tre javesh eshte duke vuajtur nje problem muskular dhe stafi po tregohet shume i kujdesshem me te, per te mos e perkeqesuar edhe me shume situaten e ketij lojtari shume te rendesishem per formacionin e Vllaznise. Per kete arsye po tentohet te mos rrezikohet me te.
Si rrjedhoje, nuk perjashtohet mundesia qe Ardit Krymi edhe neser ndaj Skenderbeut ta nise nga pankina duke shpresuar me pas qe me nderprerjen e kampionatit te kete mundesine e rikuperimit plotesisht te tij./www.shkodrasport.com/