Sot pasdite ka qene rradha e peshengritesve me te mire ne historine 100 vjeçare te SK Vllaznia per t’u nderuar nga klubi shkodran dhe Bashkia Shkoder. Nje veprimtari kjo e ardhur ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te themelimit te kesaj shoqerie dhe qe ka dhuruar shume emocione tek te pranishmit.

Ne zyren e kryebashkiakes Ademi jane mbledhur sot sportiste te cilet kane dhene nje kontribut shume te madh ne historine e ketij klubi. Ka qene numri 1 i Bashkise Shkoder ajo qe ka falenderuar ne emer te institucionit qe drejton dhe te gjithe qytetit te gjithe keta sportiste dhe trajnere per kontributin e dhene ne vite per Vllaznine.

Kesisoj me nje “Mirenjohje” jane vleresuar ish- peshengritesit Faruk Kalleshi, Asim Belinova, Shtjefen Thaçi, Nikolin Qyrsaqi, Dede Dekaj, Genc Barkiçi, Artur Lagja, Erkand Qerimaj dhe Isa Bala.

Po ashtu eshte vleresuar me “Mirenjohje” edhe Petrit Hoxha si trajneri me mire i peshengritjes ne kete 100 vjetor te SK Vllaznia. Te gjithe te nderuarit jane shprehur shume te emocionuar per nderimin e bere dhe po ashtu jane shprehur te lumtur per kontributin e dhene per kete qytet dhe per Vllaznine.

Nga Bashkia Shkoder nderkohe behet e ditur se aktivitetet per 100 Vjetorin e Vllaznise do te vijojne serish dhe ne ditet e ardhshme do te nderohen edhe te tjere sportiste te sporteve te ndryshme.