Vllaznia-Partizani është një supersfidat e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Ditën e shtunë në “Loro Borici”, shkodranët presin skuadrën kampione te vendit.

Vllaznia po kalon një moment të mirë në kampionat pasi kanë arritur të mundin në transfertë një pretendent për titull si Kukësi dhe ndaj Partizanit kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Nga ana tjetër, Partizani pas fitores në derbi është ndalur në barazim në shtëpi përballë Teutës dhe një hap tjetër fals do të trazonte sërish “ujërat” në kampin e kuq.

Një ndeshje që pritet të ketë interesim maksimal nga tifozeria vendase dhe në stadium pritet të ketë rreth 10 mijë tifozë. Gjate dites se sotme mesohet se jane shitur nje numer i konsiderueshem biletash nderkohe qe neser sportelet do te hapen serish duke nisur nga ora 09.30 sepse interesimi duket shume i madh.

Tifozerie shkodrane nuk ka harruar ende atë humbje të Partizanit ndaj Kamzës, ku shkodranët ranë një Kategorie më poshtë të gjithë kërkojnë fitoren e Vllaznisë për të marrë ”hak”.