Ndeshja Vllaznia- Shiroki Brijeg (3-0) vertete pati disa momente aspak te pelqyeshme te ndonje tifozi te papergjegjshem qe u shoqerua me hedhjen e sendeve te forta ne fushe, por ka patur edhe ane te tjera pozitive qe tregojne kulturen e shkodraneve.

Dhe nje prej tyre eshte rritja e numrit te femrave te pranishme ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi’ mbremjen e se enjtes qe shkoi.

Mjafton kjo foto e ketij shkrimi, per ta vertetuar kete gje. Kuptohet qe eshte shkrepur rastesisht nga fotoreporteri Mikel Thepina, por ajo flet shume.

Nga 23 tifozet qe jane ne kete pjese te tribunes qendrore, 8 jane femra. Pra, me shume se 1/3 e tyre. Kuptohet qe nje raport i tille nuk ka qene ne te gjithe stadiumin, por kete here ka patur shume femra te pranishme ne “Loro Boriçi”.

Dhe kjo eshte diçka pozitive. Shkodra ne fakt e ka patur tradite dhe kjo ka ndodhur edhe para viteve ’90 teksa ka patur jo pak femra qe shkonin ne stadium per te ndjekur Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/