Vllaznia nuk do të ketë asnjë lojtar të pezulluar për përballje e parë ndaj qipriotëve të AEL Limasolit, e cila do të luhet më 22 korrik në transfertë.

Dy nga titullarët e skuadrës, Mevlan Adili dhe Fahrudin Gjurgjeviç, morën kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e kthimit me Shirokin dhe u mendua se do të mungonin ndaj AEL-it.

Kjo natyrisht që ia prishte shumë planet trajnerit Tomas Brdariç, duke ditur rëndësinë që kanë në ekip këta futbollistë.

Mirëpo, mësohet se rregullorja e re thotë se në kompeticione të tilla si Liga e Konferencës, numri kartonëve për t’u penalizuar me një ndeshje duhet të jetë tre.

Nisur nga kjo, Adili edhe Gjurgjeviç do të jenë të gatshëm ndaj AEL-it, ndërsa rikthehet nga pezullimi edhe Ardit Krymi.