Vëmendja më e madhe në takimet e fundit të kampionatit shqiptar, ishte për të dhënë verdiktin e mbijetesës. Kamza dhe Vllaznia luftonin për një biletë që të ofronte qëndrimin në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se të dyja këto skuadra kanë fituar në ditën e sotme, Kamza e ka fituar këtë duel dhe është skuadra që qëndron në elitën e futbollit shqiptar.

Ironitë nuk kanë të përfunduar nga klubi i Kamzës, teksa nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Vllaznia etiketohet si djepi i “tolerimeve”. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Reagimi i plotë

Mir shkodranet po korcaret e harruan festen e titullit ?

Mos valle e kishin mendjen dhe ata ne Tirane ?

Estrada e ksaj superlige me ne fund mbyllet dhe Kamza eshte serish vitin tjeter aty ku e meriton

Futboll i paster , me merite dhe djerse , pa hapje portash

Le te dalin tani te qajn perpara kamerave Hamdia e Martina per djepin e ”tolerimeve”

Drejtesia u vendos! Shihemi serish vitin tjeter per te pefaqesuar denjesisht nje qytet te tere…