Nga Ylvi RROJI
Teknikë, fantazi dhe karakteri i një qyteti
Të flasësh për Vllazninë nuk do të thotë të flasësh vetëm për një ekip futbolli. Do të thotë të flasësh për një qytet, për një traditë dhe për një mënyrë të veçantë të dashuruarit me futbollin.
Vllaznia ka qenë ndër ato skuadra që ndër vite ka krijuar një identitet të dallueshëm në fushën e lojës. Nëse do të përpiqeshim ta përkufizonim futbollin e Vllaznisë me pak fjalë, ato do të ishin,
Teknike
Shpejtesi
Fantazi
Kolektiv
Karakter
Në periudha të ndryshme, formacionet, trajnerët dhe lojtarët kanë ndryshuar, por një gjë ka mbetur e fortë,dëshira për të luajtur futboll dhe jo thjesht për ta fituar ndeshjen. Një futboll teknik dhe me lëvizje
Karakteristika kryesore e Vllaznisë ka qenë një futboll teknik, i shpejtë dhe me shumë lëvizje, i mbështetur njëkohësisht në disiplinën taktike.
Vllaznia kërkonte qarkullimin e mirë të topit. Futbollistët teknikë dinin ta mbanin topin, ta qarkullonin me pasime të shkurtra dhe të prisnin momentin e duhur për të përshpejtuar aksionin.
Në këtë mënyrë, mesfusha kishte një rol të jashtëzakonshëm,ajo nuk ishte vetëm një repart që duhej të ndalonte kundërshtarin, por ishte zemra e ndërtimit të lojës.
Mesfushorët merrnin pjesë në aksion, afroheshin me sulmin, kërkonin kombinime dhe krijonin hapësira. Sulmi nga krahët një nga armët e Vllaznisë
Një tjetër karakteristikë e lojës së Vllaznisë ishte përdorimi i krahëve. Lojtarët e krahut i jepnin skuadrës shpejtësi, gjerësi dhe variacion në sulm, kur topi dilte në krah, loja merrte një ritëm tjetër.
Sulmuesi mund të kërkonte duelin një kundër një, të hynte në qendër ose të krijonte mundësinë për një krosim drejt zonës. Kështu, kundërshtari detyrohej të hapte mbrojtjen dhe Vllaznia gjente hapësira të reja. Mesfusha zemra e skuadrës
Nëse sulmi ishte fytyra e skuadrës, mesfusha ishte zemra e saj. Vllaznia kishte lojtarë që nuk luanin vetëm për të shkatërruar aksionet e kundërshtarit. Ata dinin të ndërtonin organizatori duhej të kishte fantazi, teknikë dhe vizion, të ishte në gjendje të jepte pasimin që çante mbrojtjen.
Mesfushori i punës sillte ritëm dhe ekuilibër, duke lidhur mbrojtjen me sulmin, ndërsa lojtari krijues ishte ai që mund të ndryshonte ritmin e lojës te merrte topin, tërhiqte kundërshtarin dhe hapte hapësirën për shokët e skuadrës.
Presion, ritëm dhe reagim Vllaznia nuk priste gjithmonë që kundërshtari të gabonte, kur humbiste topin, skuadra përpiqej ta rifitonte sa më shpejt,kur e fitonte, kërkonte të kalonte me ritëm drejt portës.
Ky kombinim i presionit dhe shpejtësisë i jepte lojës një karakter ofensiv dhe dinamik, veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara në Shkodër, ku mbështetja e tifozëve krijonte një atmosferë të veçantë.
Disiplina taktike,por Vllaznia nuk ishte thjesht një ekip që luante me spontanitet dhe fantazi,pas teknikës individuale duhej të ekzistonte organizimi kolektiv.
Në periudha të ndryshme janë përdorur skema si 4-3-3 dhe 4-4-2, por skema në vetvete nuk e përcaktonte futbollin e Vllaznisë,
ajo që e përcaktonte ishte mënyra se si lojtarët lëviznin brenda saj.
Portieri duhej të ishte pikë referimi për mbrojtjen. Mbrojtësit duhej të ishin të fortë në duele, të disiplinuar në markim dhe të ruanin ekuilibrin e skuadrës, por edhe të ishin të gatshëm të dilnin përpara kur krijohej mundësia.
Mesfusha duhej të lidhte repartet. Ndërsa sulmi duhej të krijonte hapësira, të lëvizte dhe të kërcënonte vazhdimisht portën kundërshtare.
Nuk ishte thjesht formacioni ishte LËVIZJA, kjo është ndoshta pjesa më e rëndësishme për të kuptuar mënyrën se si luante Vllaznia.
Kur skuadra kishte topin, mbrojtja qarkullonte topin. mesfusha kërkonte hapësirat,organizatori merrte rolin e krijuesit,topi dilte në krah,sulmuesit ndryshonin pozicionet vinte krosimi, kombinimi ose goditja drejt portës.
Pra, nuk ishte filozofia jepja topin sulmuesit dhe shpreso se do të bëhet gol. Ishte: Lëviz pa top, krijo hapësirën dhe pastaj përdor teknikën.
Kjo është ajo që e bënte futbollin e Vllaznisë të bukur për t’u parë. Pesë fjalë për Vllazninë, nëse do ta përkufizoja identitetin e Vllaznisë me vetëm pesë fjalë, do të zgjidhja
TEKNIKË
FANTAZI
SHPEJTËSI
KOLEKTIV
KARAKTER
Këto pesë elemente janë pjesë e asaj që mund të quhet “teknika shkodrane” një futboll ku talenti individual nuk humbet, por vihet në shërbim të skuadrës.
Vllaznia ndër vite ka ndryshuar lojtarë, trajnerë dhe skema. Futbolli ka evoluar, taktikat janë modernizuar dhe mënyra e përgatitjes së skuadrave është transformuar. Por identiteti i një klubi të madh nuk matet vetëm me skemat në tabelën taktike apo me numrin e golave.
Matet edhe me mënyrën se si njerëzit e kujtojnë atë. Dhe Vllaznia kujtohet për një futboll që kishte teknikë, kishte fantazi, kishte shpejtësi, por mbi të gjitha kishte shpirtin e Shkodrës.
Sepse Vllaznia nuk ka qenë kurrë vetëm një skuadër që luante për të fituar. Vllaznia ka qenë një skuadër që luante futbollin që qyteti i Shkodrës donte të shihte.
Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron një nga arsyet pse, edhe pas kaq shumë vitesh, kur flitet për Vllazninë e dikurshme, në Shkodër nuk kujtohen vetëm rezultatet.
Kujtohet duartrokitja per lojen e bukur te kundershtarit
Kujtohet loja.
Kujtohet shtylla e goditur
Kujtohet thenia e albitrit Mujec Dalipi (Nehani)
Me mire nje shtylla e forte se sa nje gol i ngordhur
Kujtohet emocioni.
Kujtohet Vllaznia.


