FAQJA E PARE PA KATEGORIDebutimi i trajnerit Laszlo, ja si pritet të luajë sot Vllaznia

Debutimi i trajnerit Laszlo, ja si pritet të luajë sot Vllaznia

Shkruar nga Endri ÇINARI

Përballë një situate aspak të qartë në prag të javës së gjashtë të Superiores, Vllaznia vijon përgatitjet për duelin ndaj Dinamos. Problematikat e ditëve të fundit, të shoqëruara edhe me bojkotin e stërvitjeve nga futbollistët, e kanë vendosur trajnerin Csaba Laszlo përballë një situate të vështirë, ku edhe ndërtimi i formacionit mbetet ende me pikëpyetje.

Megjithatë, nga seancat stërvitore që tekniku hungarez ka zhvilluar gjatë kësaj jave, janë krijuar disa ide më të qarta për 11-shen që mund të zbresë nga minuta e parë. Në portë, gjithçka duket se po shkon drejt Aron Jukajt, i cili pritet të jetë mes shtyllave për këtë përballje të rëndësishme.

Në repartin e mbrojtjes, Laszlo duket se ka krijuar një ide më të konsoliduar. Dyshja Pusi-Dumfur pritet të jetë në qendër, ndërsa Erdenis Gurishta do të vendoset në krahun e djathtë dhe Musta në të majtin. Një linjë që synon të sjellë më shumë siguri pas 10 golave të pësuar në pesë javët e para.

Edhe në mesfushë ka disa emra që duket se kanë fituar avantazhin për të nisur nga minuta e parë. Mehmeti, Qato dhe Murataj janë tre lojtarët më të avantazhuar për të formuar repartin qendror, ndërsa dyshimet kryesore të trajnerit mbeten në krahët e sulmit.

Pikërisht aty pritet të zhvillohet edhe balotazhi i fundit. Në njërin krah, Uldedaj dhe Bizi janë në garë për një vend titullari, ndërsa në krahun tjetër Bardhi dhe Ara kërkojnë besimin e Laszlos. Në majën e sulmit, eksperienca e Bekim Balajt pritet të jetë pika e referimit për kuqeblutë

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments