Bajer Leverkuseni ka nisur nga puna për pjesën e dytë të sezonit dhe ka afruar në skuadër një talent. 21-vjeçari Ezekiel Palasios është zyrtarisht futbollisti më i ri i Leverkusenit dhe duke nisur që nga 1 janari, ai do të jetë pjesë e skuadrës së “aspirinave” dhe do të nisë përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit.

Palasios është një futbollist që kërkohej nga klube të shumta në Europë megjithatë Leverkuseni ka arritur ta bindë duke firmosur me të deri në vitin 2025.

Palasios në fakt nuk është një emër i panjohur duke qenë se vitin e shkuar, ai u bë i famshëm për një histori shumë të çuditshme që krijoi jo pak polemika.

Palasios kishte publikuar në muajin gusht një foto me modelen Sol Perez dhe më vonë u kuptua se me këtë modele ai kishte një lidhje, teksa njëkohësisht u zbulua se kishte lidhje edhe me një aktore amatore të quajtur Juliana Orelano.

Orelano dhe Perez u ndanë me futbollistin kur kuptuan se po tradhtoheshin por skandali vazhdon edhe më tej. Në kohën që ai ishte në lidhje me këto dyja, kishte edhe një lidhje të tretë me Karen Gramajo, një vajzë nga lagjja e tij dhe që kishte qëndruar me të për 4 vite. Si përfundim, të tria e morën vesh të vërtetën dhe u larguan nga futbollisti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/