Ndeshja që do të startojë në orën 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Dinamos konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet dhe sidomos për atë shkodran, për vetë situatën ku ai ndodhet.
Ndërkohë Gazeta “Shkodra Sport” ka mësuar së fundi edhe emrat e arbitrave që do ta drejtojnë atë. Kështu arbitër kryesor do të jetë Andi Koçi i kolegjiumit të Durrësit dhe asistentë të tij do të jenë Gerard Cenolli dhe Stivi Methodha dhe arbitër i katërt lushnjari Laver Alla.
Në sistemin VAR do të jetë tiranasi Orlando Kuka dhe në AVAR Ardian Beqiraj. Sakaq, vëzhgues i arbitrave është caktuarr lezhjani Prek Pjetrzshi dhe delegat i Federratës Shqiptare të Futbollit Eduard Gjini.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


