Sikur te mos mjaftonte ajo që ndodhi mbrëmë në Everton-Newcastle ne Premier League, ku një tifoz u fut në fushë dhe u lidh te shtylla e portës, sonte serish nje ndalese, por kete here ne Bundesliga, kur po zhvillohej Bochum-Borussia Monchengladbach.

Në minutën e 71-të ndodhi diçka e tillë, për shkak se një tifoz i skuadrës vendase goditi me një gotë me ujë arbitrin anësor. Menjëherë ndeshja u ndërpre dhe sigurisht që klubi organizator, Bochum, do të marrë dënimin e merituar nga organet disiplinore. Ne fakt, ndeshja nuk do te vazhdoje me dhe u mbyll…

Menjehere ka ardhur edhe reagimi i klubit Bochum: “Vonesa në lojë. Një idiot ka hedhur diçka drejt fushës dhe ka goditur virojtesin. Loja është ndalur. Sjellje tepër idiote dhe e papërgjegjshme, nuk ka vend në stadium per njerez si ai! Idiot idiot idiot. Shpresojmë që arbitri i linjës të jetë mirë”.

E gjitha kjo kujton St Pauli-Schalke 04 para disa vitesh e cila u ndërpre nga arbitri në Hamburg pasi një prej ndihmësve të tij u godit në qafë nga një gotë plastike plot birrë, e hedhur nga tribuna.

Kishte mbetur edhe 1 minutë dhe Schalke ishte duke fituar 2-0. Arbitri i linjës u rrëzua në tokë, më pas u ngrit dhe i tha arbitrit, Deniz Aytekin, se çfarë kishte ndodhur. Ky i fundit vendosi të ndërpresë takimin. Me Schalke në epërsi falë golit të Raulit, virojtesi i goditur kishte anuluar më parë golin e barazimit në St Pauli për një pozicion jashtë loje të diskutuar.

Pak sekonda më vonë kishte ardhur 2-0 e nënshkruar nga Drexler. Schalke mori ne tavoline ato 3 pike ndersa per St Pauli pati nje skualifikim te fushes.