Elseid Hysaj po luan sezonin e tij të parë te Lazio. Mbrojtësi anësor ka bërë paraqitje me ulje-ngritje, teksa numëron 25 ndeshje me fanellën kryeqytetase.

Rreth Hysajt, ka folur agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi, në një intervistë të dhënë për Radio Punto Nuovo. Giuffredi thotë se 28 vjeçari punon çdo ditë që vërshëllimat t’i kthejë në duartrokitje.

“Hysaj ka pasur 4-5 ndeshje ku nuk ka bërë mirë dhe kur nuk bën mirë, sfidohesh. Por nuk më intereson, është pjesë e lojës. Ata i pranojnë me kënaqësi kritikat dhe punojnë për ta kthyer atë në duartrokitje. Hysaj fiton sa futbollistët, e bën punën herë mirë e herë më pak.

Futbollistët janë fëmijë inteligjentë, punojnë për të kapërcyer momentet negative dhe ata me karakter janë mësuar t’i kthejnë vërshëllimat në duartrokitje” – tha ai.Hysaj luajti 90 minuta së fundmi, në fitoren me Venezian./newsport/