Wednesday, June 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAnis Mehmeti: Me këtë trajner kam ecur mirë. Sot e nisa në...

Anis Mehmeti: Me këtë trajner kam ecur mirë. Sot e nisa në formacion

Anis Mehmeti foli pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-1 ndaj Izraelit. Sulmuesi i Kombëtares tha fjalën e tij nga stadiumi “Air Albania”.

“Shumë mirë u ndjeva. Nuk më pëlqejnë intervistat. Besoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Më erdhi pak keq se nuk bëra golin në minutën dy. Duhet ta kisha bërë patjetër.

I ngarkuar? Nuk besoj. Është thjesht momenti. Kur ma dha krosimin Hysaj, nuk e pashë. Erdhi me pak vonesë. Ndoshta duhet ta godisja me kokë.

Roli? Fazën difensive e bëja si sulmues. Kur ishim me topin isha si numër 10, por majtas. Se Arbër Hoxha ishte sulmuesi i krahut dhe unë isha në rolin e 10, por majtas. Laçi në rolin tim dhe Hysaj me topin shkonte djathtas. Ky është pozicioni i preferuar. Ose sulmuesi i krahut, majtas.

Premier Ligë? Jam gati, kam punuar për këtë moment. Shpresoj të jap maksimumin. Ëndërr të luash në Premier Ligë. Jam shumë i gëzuar dhe jam gati.

Ndryshimi në stol? Me këtë trajner e ri, kam ecur mirë. Sot fillova në formacion dhe po vazhdoj”, u shpreh Mehmeti për “SuperSport”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments