Pyetje: A duhet të kenë edhe bashkitë e vogla ekipet e tyne sportive për t’i përfaqësuar në aktivitetet dhe kampionatet kombëtare?
Përgjigje: Mendoj se po. Çdo bashki ka fëmijë dhe të rinj me talent, pasion dhe dëshirë për të garuar. Ata meritojnë të kenë mundësinë të përfaqësojnë qytetin e tyne jo vetëm në një sport, por në sa ma shumë disiplina sportive.
Pyetje: Çfarë do të fitonin bashkitë nga këto ekipe?
Përgjigje: Do të fitonin identitet sportiv, krenari qytetare dhe një përfshirje ma të madhe të të rinjve në aktivitete të shëndetshme. Një ekip sportiv nuk përfaqëson vetëm sportistët, por gjithë komunitetin.
Pyetje: A ka talente në bashkitë e vogla?
Përgjigje: Sigurisht që po. Talenti nuk lind vetëm në qytetet e mëdha. Ai gjindet kudo. Ajo që shpesh mungon janë mundësitë, organizimi dhe mbështetja për ta zhvilluar atë.
Pyetje: Në cilat sporte mund të përfaqësohen bashkitë?
Përgjigje: Në basketboll, volejboll, shah, pingpong, atletikë, çiklizëm dhe shumë sporte të tjera. Sa ma shumë mundësi të krijohen, aq ma shumë fëmijë e të rinj do ta gjejnë vedin në sport.
Pyetje: A asht kjo një kosto e madhe?
Përgjigje: Ma shumë se një kosto, është një investim për të ardhmen. Çdo ekip sportiv është një mundësi ma shumë për edukim, shëndet, disiplinë dhe zhvillim social.
Prandaj besoj se ka ardh koha që sporti të shihet si një prioritet për çdo bashki. Të rinjtë kanë nevojë për fanellën e qytetit të tyne, për emocionin e garës dhe për krenarinë e përfaqësimit. Kur një sportist mban emnin e bashkisë së vet në një aktivitet kombëtar, ai përfaqëson jo vetëm vedin por shpresat dhe andrrat e një komuniteti të tanë.
Po ju, çfarë mendoni? A duhet të kenë bashkitë e vogla ekipet e tyne sportive për t’u përfaqësuar denjësisht në rang kombëtar?
Mendimi im personal si ish sportist dhe ish trajner.


