Friday, May 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U16 një hap larg titullit, fiton në transfertë ndaj Teutës

Vllaznia U16 një hap larg titullit, fiton në transfertë ndaj Teutës

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U16 ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, teksa ka marrë një fitore të vlefshme në transfertë ndaj Teutës në Durrës me rezultatin 0-2. Golat u shënuan nga i përhershmi, sulmuesi Daniel Marku dhe Hoxha, ky i fundit i ardhur nga stoli.

Pas këtij suksesi, skuadra shkodrane mban vendin e parë në renditje dhe tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Tiranës U16, e cila pritet të zhvillohet në Shkodër. Në rast se Tirana fiton ndeshjen e saj të radhës, dy ekipet do të barazohen me pikë, por Vllaznia ruan avantazhin falë rezultateve në përballjet direkte.

Kjo do të thotë se kuqeblutë kanë në dorë fatin e tyre. Një barazim në ndeshjen e fundit mjafton për t’u shpallur kampionë. Takimi vendimtar është planifikuar të zhvillohet më 15 ose 16 maj në fushën sportive “Reshit Rusi”, ku pritet edhe mbështetja e tifozëve për të shtyrë ekipin drejt titullit.

Formacioni i Vllaznia U-16: Shpuza, Kullolli, Gjoni, Osja, Luka, Gjeka, Kopliku, Marku, Hysa, Fangaj, Sukaj (u aktivizuan: Hasanaj, Hoxha, Gjeta, Mlloja, Duka) Tr: Haris Dalipi

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments