FAQJA E PARE PA KATEGORIVllaznia U17 e kthen në 'stërvitje' ndaj Shkëndijës, e mund 6-0. Shkëlqen...

Vllaznia U17 e kthen në ‘stërvitje’ ndaj Shkëndijës, e mund 6-0. Shkëlqen Sebastian Gjeka me 4 golat e tij

Vllaznia U17 është rikthyer tek fitorja në kampionat pas barazimit të javës së kaluar ndaj KF Shkodra. Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Shkëndijës së Tiranës, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ka qenë mesfushori Eraldo Luka ai që ka zhbllokuar shifrat në minutën ee 19-të ndërkohë që më pas do të ishte rradha e sulmuesit Sebastian Gjeka për të shënuar golin e dytë dhe në këtë mënyrë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-0.

Në të dytën ka spikatur veçanërisht sulmuesi Gjeka që ka shënuar edhe tre gola të tjerë duke plotësuar “pokerin” e tij në këtë takim, ndërkohë që do të kishte vend edhe për një gol të Aldean Currajt dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi është mbyllur me shifrat 6-0 për kuqeblutë.

Pas javës së 5-të të kampionatit, Vllaznia U17 tashmë me 10 pikë të grumbulluara ndodhet në vendin e tretë të renditjes, por me siguri që me përbërjen që ka në dispozicion, do të shohë pë më lart.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments