Sirenat e Premier League vazhdojnë të kumbojnë rreth sulmuesit të talentuar të Napolit dhe nder me te mireve ne Serie A: Victor Osimhen. Përveç Newcastle-it, për të cilin është përfolur shumë ditët e fundit, sulmuesi nigerian është shumë i pëlqyer nga Antonio Conte dhe për këtë arsye në listën e deshirave duhet të përfshihet Tottenham.
Sidomos nëse Harry Kane do të largohej ne fund te sezonit. Eshte Radio Kiss Kiss Napoli ajo qe raporton se realisht ka pasur sondazhe per Osihmen i cili u transferua sezonin e shkuar nga Lille te Napoli per gati 80 mln euro! Siç raportohet nga Calcio market news.com, Victor mund të largohet nga Napoli pas vetëm dy sezonesh.
Një ofertë e çmendur është ajo që raporton gazeta ‘The Sun’. Në fakt, në klubit italian (dhe kushtëzimi është i domosdoshëm) i është bërë një propozim rreth 100 milionë euro për Victor Osimhen. Dërguesi i kesaj oferte është Newcastle. Osimhen, pas një viti pak të luhatshëm për shkak të dëmtimeve dhe Covid-it, po konfirmon veten si një lojtar i nivelit të lartë në këto ndeshje të fundit, siç e kishte parë në fillim!
Nigeriani ka shënuar 13 gola këtë sezon, pavarësisht dëmtimit të rëndë të mollëzës, i cili ende ndikon në performancën e tij në fushë. Paraqitjet e Victor kanë tërhequr shumë klube duke përfshirë edhe Newcastle-in shumë të pasur. Sauditet ne rast mbijetese, qe duket shume afer tashme, do t’i bejne nje dhurate tifozerise bardhezi.
Nëse oferta e marrë nga Napoli do të ishte e vërtetë, mbetet për t’u parë nëse De Laurentiis duhet të tundohet nga paratë arabe. Sigurisht, një shifër monstruoze si 100 milionë mund të lejojë një revolucion të vërtetë për Napolin. Dhe nese nuk vjen titulli sivjet, pritet edhe kjo sakrifice nga presidenti.
De Laurentiis mund t’i riinvestojë ato në merkato, duke sfiduar konkurrencën nga Milani, Juventusi dhe Interi për qëllimet më të lakmuara të Serisë A. Mbetet per t’u pare deri ne fund te sezonit dhe sidomos per t’u konfirmuar ajo oferte e madherishme.