U perfol se do te merrte drejtimin e pankines se Lushnjes pak dite me pare pas largimit te Maganit, por nuk ndodhi keshtu. Artan Bano gjithsesi eshte gjithnje aty, per te dhene me te miren per skuadren e qytetit te tij, per te analizuar per ate çfare ndodh dhe per te dhene edhe keshilla herepashere, pavaresisht se eshte edhe kritik.

Edhe ne intervisten e fundit te dhene per median e shkruar, ai eshte ndalur edhe ecuria e skuadres duke thene se Lushnja eshte nder skuadrat me te financuara, por qe kjo nuk eshte pasqyruar me rezultate.

“Ne kategorine e pare ka shumë konkurrencë. E para janë rritur financat. E dyta është rritur cilësia. Ka trajnerë të mirë dhe financa të shëndosha. Kampionati po bëhet shumë i fortë. Ne tani e dimë që ka tre ekipe shumë të mira, që do të rivalizojnë për dy vende në Superiore. Flamurtari, Besa dhe Vora do të rivalizojnë deri në javën e fundit.

Besoj se pritshmëritë e fazës së parë janë po ato. Ekipet që u grumbulluan me vonesë, si Erzeni nuk patën pritshmëri. Ekipe cilësore, por që u mungojnë pikët, sipas mendimit tim janë Korabi, Apolonia dhe Lushnja. Dua ta specifikoj, sepse nuk kanë pikët e duhura, nuk kanë marrë maksimumin e pikëve. Të shohim sesi do të jetë faza e dytë.

Për sa i përket Lushnjës, duke përjashtuar 3 klubet e para, ka financa shumë më të shëndosha se të tjerët. Mendoj që duhet përkushtim maksimal. Duhet një staf profesional. Kjo nuk do të thotë të heqësh një trajner dhe të vësh një tjetër. Duhen njerëzit e duhur për ta çuar Lushnjën aty ku e meriton. Duhet të jesh pjesë e klubit që ta kuptosh se çfarë nuk shkon.

Për mendimin tim, Lushnja po gabon vit pas viti. U bënë shtatë sezone që Lushnja gabon. Gjëja e parë, gabon në merkato. Nuk ka një projekt afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë. Duhet të ketë një projekt, që futbollistët të mos luajnë 6 apo 9 muaj. Nuk mund ta ribësh ekipin çdo 4 apo 6 muaj. Lushnja duhet të bëjë kontrata afatgjata dhe të lidh boshtin e ekipit. Të krijojë një bosht të mrekullueshëm. Pastaj çdo ekip e ka të nevojshëm të forcohet me 3-4 lojtarë në çdo merkato.

Institucioni, bashkia, presidentja, njerëzit që janë e që paguhen. Janë 600 apo 700 mijë euro që harxhohen në vit nëse Lushnja del nga kategoria. Unë nuk e di se çfarë mendojnë ata që punojnë në klub. Do të jenë të aftë, të ndershëm apo normal, që t’i dalin përpara publikut lushnjar. Me 700 mijë euro të diskutohet një ekip për të dalë nga kategoria. Edhe në “play-out” nuk është e moralshme. U bëj thirrje të gjithëve të reflektojnë, ta fusin Lushnjën në shina profesionale.

Është ekipi ynë i zemrës, ku kemi kontribuar shumë dhe më vjen keq për atë qytet. Futbollin e kanë “fe”. Pa futboll ata nuk jetojnë dot, edhe pse në ndonjë moment të caktuar janë shumë nervozë, në të drejtën e tyre. Kanë 7 vjet që presin dhe duhet t’i mirëkuptojmë. Është stafi drejtues, trajnerët, futbollistët ata që i bien tifozët në stadium. Nuk mbushet stadiumi i Lushnjës plot po nuk pati rezultate pozitive. Kjo është thirrja ime për Lushnjën”- eshte shprehur Bano.