Nga Maringlen ZHIVANI

Interesimi për Vllazninë e sezonit të ri duket shumë i madh edhe tek figurat e njohura të futbollit shkodran. Njëri prej tyre është edhe ish-mesfushori i Vllaznisë, Asim Gjokoviç.

Ish-futbollisti shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, në një prononcim ekskluziv për “Shkodra Sport”, u shpreh se ka ardhur koha që Vllaznia të shpallet kampion, teksa i uroi suksese trajnerit Edi Martini dhe drejtorit Vioresin Sinani.


“Vllaznia ka disa pika që i mungojnë, por që mendoj se do bëjnë ekip të mirë. Unë shpresoj se Martini do bëjë një ekip të mirë. Shpresoj që ta bëjnë një ekip të mirë, pasi i duhet Shkodrës një ekip i fortë për të dalë kampion.

Unë i uroj Martinit, së bashku me Sinanin, me gjithë stafin dhe me presidencën, që t’ia dalin, sepse ka ardhur koha që Vllaznia të shpallet kampion”,-tha në një prononcim për “Shkodra Sport”, ish-futbollisti i Vllaznisë, Asim Gjokoviç.