HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVE'Atletik Klub Shkodra' pas tre vitesh mungesë, rikthehet sërish të marrë pjesë...

‘Atletik Klub Shkodra’ pas tre vitesh mungesë, rikthehet sërish të marrë pjesë në kampionatin e femrave

Ka zgjatur tre vite marreveshja ne mes “Atletik Klub Shkodra” dhe KF Laçi, per perfaqesimin e ekipit shkodran nen siglen e atij kurbinas ne kampionatin kombetar te futbollit te femrave. Sot pas tre vitesh gjerat kane ndryshuar dhe “Atletik” rikthehet serish si pjesmarres me kete emer ne kampionat.

Nje gje e tille eshte konfirmuar sot zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, pikerisht gjate hedhjes se shortit per kampionatin e ri. Nje prej 9 ekipeve pjesmarrese ne te, eshte edhe ai i “Atletik Klub Shkodra”.

Kesisoj duket se e gjithe historia e transferimit te emrave ka qene nje proces i deshtuar dhe gjithçka kthehet ashtu siç ishte. Skuadra shkodrane ne kete menyre do te perfaqesohet ne kampionat me emrin e saj.

Trajneri Elis Legata dhe stafi i saj kane nisur prej kohesh pergatitjet dhe tashme do te jene gati per startin e kampionatit qe eshte javen e ardhshme dhe per fat te keq, qe ne javen e pare do te ndeshen me Vllaznine kampione ne fuqi.

Megjithate pretendimet e “Atletik Klub Shkodra” per sezonin e ri duken modeste. E rendesishme per te fillimisht eshte rikthimi i ketij emri ne kampionat dhe mbase ne sezonet e ardhshme mund te kete edhe pretendime te tjera.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments