U nis si nje deshire ndoshta sporadike e themeluesit Ermir Shimaj dhe mbase shumekush mendoi se do te ishte thjesht nje ekip qe do “fikej” ne vazhdim, ashtu siç mund te kete ndodhur dhe vazhdon te ndodhe çdo vit ne futbollin verior. E kemi fjalen per FC Basania, klubin e krijuar plot 5 vjet me pare.
Sot, ai jo vetem ekziston por me arritje, projekte, inisiativa e shume ore mendimesh e diskutimesh per te ecur perpara. Dhe ky padyshim qe eshte nje sukses i jashtezakonshem kur ke parasysh qe mungesa e nje ligji te mirefillte per sportin eshte nje faktor kunder ekipeve. Po ashtu edhe “harresa” e pushtetit lokal eshte nje tjeter minus ne kete mes.
Megjithate fale pasionit dhe investimit te presidentit Shimaj, FC Basania sot feston 5 vjetorin e krijimit te saj. E pat thene me te qeshur ne nje pervjetor tjeter se “nuk e dime nese do jemi apo jo prezent, kur ajo te festoje 100 vjetorin”. Dhe ne fakt ajo çka na mbetet ne eshte qe t’i urojme sa me shume vite jetegjatesi dhe suksese.
Nderkohe me poshte po botojme edhe postimin e vete klubit ne lidhje me kete pervjetor:
15.06.2020 – 15.06.2025
5 Vite nga krijimi i BASANIA FC
Shuuum, pa’fund zhvillime dhe emocione në këtë periudhë 5 vjeçare…
…kur përpiqesh ti ri’kthesh në memorje, duket si e pa’besueshme që janë zhvillime të vetëm brenda 5 viteve!!
Jemi përballur edhe me dallgë natyrore e herë-herë edhe shkopinj nën rrota…
….por ka qënë shumë më e fortë dora e Zotit dhe e miqve që na ka dashur, mbështetur dhe motivuar për të mos u ndalur!
Në këto 5 vite, Basania FC ja ka dalë që të jetë një Realitet Sportiv & Qytetar i dashur nga opinioni sportiv dhe jo vetëm!!
Basania FC ka krijuar një lidhje të sinqertë me botën e sportit shqiptar, sa që zhvillimet në dhe rreth Basanias përbëjnë lajm, edhe kur zhvillimet nuk janë pozitive, gjë që shpjegon vëmendjen e publikut rreth Basania FC.
Basania FC ka zhvilluar 5 aktivitete festive, 1 në lindje dhe 4 të tjerë çdo përvjetor, gjatë këtyre 5 viteve…
…sigurisht dëshironim që edhe këtë 5 vjetor të gëzonim të gjithë së bashku, por siç e dini dhe ju kemi informuar, jemi në pritje të konfirmimit dhe fillimit të punimeve për investimin në Fushen Sportive ku operojmë, ndaj po presim që të kemi arsye për të festuar edhe për të ardhmen e jo vetëm përvjetorin e lindjes së Basania Football Club.
Janë disa qindra e ndoshta mbi një mijë individët Staf & Organikë, (fëmijë & të rritur) që kanë kontribuar dhe sakrifikuar që Basania të jetë kjo që është, ndaj i falenderojmë të gjithë me shpirt e zemër.
Nuk iluzionojmë se Basania FC është klub i madh futbolli, ama nuk tolerojmë në faktin që Basania FC ka qënë dhe do të jetë gjithmonë DINJITOZE & KRENARE në rrugëtimin e saj.
Sport, Dinjitet, Qytetari! Basania FC 1000 vjet jetë paç!