Pas atyre ndaj Terbunit dhe Vllaznise B, ekipi i Basanias ka nder mend te vijoje serine e ndeshjeve miqesore dhe te rradhes do ta zhvilloje pikerisht kete fundjave. Skudra e drejtuar nga trajneri Haris Lika do te luaje ne Fushe Krujes ndaj skuadres vendase te Ilirise. Kjo e fundit do te jete kundershtare e saj ne kampionatin e kategorise se dyte ne sezonin e ri qe starton me 21 shtator.

Presidentet Selmani dhe Shimaj kane rene dakord per kete takim dhe çdo gje tashme eshte dakordesuar me takimin qe do te luhet ne stadiumin “Redi Maloku” dhe qe do t’i vleje shume te dy stafeve teknike.

Kuptohet qe Iliria ka pretendime te qarta per te qene pretendentja kryesore per ngjitjen ne kategorine e pare, por jo pa pretendime eshte edhe Basania e cila ndonese eshte debutuese ne kete kampionat, kerkon ta thote fjalen e saj.

Drejtuesit e saj kane ruajtur boshtin e skuadres se sezonit te kaluar dhe atyre u kane shtuar deri tani pese lojtare. Behet fjale per mesfushorin me shume pervoje Alsid Tafili, sulmuesin Brilant Hasaj dhe mbrojtesin Ardit Hoxhaj. Perpos tyre jane edhe dy futbolliste afrikane qe po sterviten prej ditesh me skuadren.

Miqesorja e se shtunes ndaj Ilirise do te jete nje test i mire per skuadren e Basanias, pikerisht tre jave para startit te kampionatit dhe si rrjedhoje pritet qe ajo te tregoje vlerat e saj me te mira ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/