Bayern Mynih e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve, teksa ka fituar me shifrat 10-0 ndaj Okland Siti të Zelandës së Re.

Qartësisht skuadra nga Oqeania nuk ishte në nivelit e gjigantit të futbollit botëror, pasi bëhej fjalë për futbollistë gjysmë-profesionistë për të cilët futbolli nuk është puna e vërtetë e tyre.

Kësisoj, për Bayernin ishte gjithçka e lehtë me 6 gola të shënuar në pjesën e parë ku dy herë Koman e Olise, si dhe gola të tjerë nga Boei e Myler, e kthyen sfidën në një ndeshje përgatitore.

Në pjesën e dytë, në skenë u shfaq Musiala me tre gola të shënuar brenda pak minutash, ndërsa në fund Myler tundi edhe një herë rrjetën për të vulosur fitoren 10-0.