Për të dytin vit radhazi, Bekim Balaj është shumë pranë të qenit golashënuesi i mirë i kampionatit shqiptar. Sulmuesi i Vllaznisë ripërsëriti veten edhe këtë sezon, ku, me 17 gola në llogarinë e tij pas 36 javësh, ai u shpall si shënuesi më i mirë i këtij edicioni (shenoi edhe nje ne “Final 4”, ne total 18 gola, por në sezonin e rregullt, ndërsa ka teorikisht edhe dy ndeshje për të shtuar numrin e golave dhe mund ta kaloje kete shifer.

Me shtatlartin, që po ashtu barazon rekordin e tij personal të edicionit të shkuar, të cilin e mbylli me 17 gola të shënuar. Forma e 34-vjeçarit ka qenë me të vërtetë e shkëlqyer në periudhën e fundit. Ku pas një “ngërçi” në raportin me golin, shtatlarti është rikthyer në nivelin e tij të zakonshëm, duke shënuar në vazhdimësi dhe duke treguar një formë të shkëlqyer sportive e po ashtu saktësi para portave kundërshtare.

Kështu, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 4 herë radhazi në 4 ndeshjet e fundit. Balaj ka gjetur rrjetat në kampionat kundër Dinamos, Elbasanit dhe Laçit, së fundmi. Teksa në mesin e këtyre takimeve ka gjetur edhe golin në Kupë kundër Dinamos.

Një formë e shkëlqyer e sulmuesit shkodran, që patjetër “ngroh” të gjithë te Vllaznia, ku në prag të ndeshjeve të “Final 4”, forma pozitive e Balajt dhe në përgjithësi e skuadrës mbush me optimizëm këdo në kampin kuqeblu.