Karlo Ançeloti ka shpresuar deri në fund që të kishte në shërbim të tij për takimin kundër Sociedadit sonte në mbrëmje edhe shërbimet e dy mesfushorëve, Tçuameni dhe Bellingam.Shfaqja e tyre në stërvitje me ekipin kishte ngjallur optimizëm në Madrid, por as njëri dhe as tjetri nuk do të jenë të gatshëm për transfertën në San Sebastian.
Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë trajneri Karlo Ançeloti gjatë konferencës për shtyp para takimit. Italiani ka nënvizuar se nuk është momenti që ai të rrezikojë me aktivizimin e tyre. “Bellingam dhe Tçuameni nuk do të luajnë kundër Sociedadit, sepse është shumë herët. Ata kanë bërë një pjesë të vogël të punës dhe do të shohim nëse do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampioneve”, deklaroi Ançeloti në konferencën për shtyp.
PLANI – Me mungesat e konfirmuar të Bellingam dhe Tçuamenit, dy lojtarë titullarë në formacionin e Ançelotit, trajneri italian duhet të shpikë edhe një herë. Valverde do të jetë mesfushori dhe Modriç dhe Gyler ka të ngjarë të jenë në krah të tij. Çështja është se Ançeloti po mendon për një balotazh mes Arda Gyler dhe Brahim Diaz. Por nga ana tjetër tekniku i Realit nuk është se ka shumë alternativa, teksa kujtojmë se dhe Sebajos është i dëmtuar, sikurse dhe Kamavinga.
Ajo që është rregulluar është sulmi, me Vinicius, Mbape dhe Rodrigo si treshe. As në pjesën e pasme të mbrojtjes nuk ka shumë dyshime, pasi Militao të rikuperohet, ai do të formojë një çift me Rydiger, i cili qëndroi në Valdebebas gjatë pushimit për t’i dhënë pushim gjurit të tij të dëmtuar.