Tek Beselidhja e kane marre me shume vrull. Blerje cilesore, nje menaxhim i mire i klubit dhe tashme edhe marketing. Drejtuesit lezhjane po punojne ne menyren me te mire te mundshme dhe sonte kane dhuruar nje surprize tjeter.
Ato kane prezantuar fanellen e re me te cilen do te luaje skuadra e tyre ne sezonin e ri dhe kjo eshte bere me nje “dive” te muzikes si Dua Lipa. Nje publicitet i jashtezakonshem qe tregon me se miri per ate se çfare dua te arrijne.
“Dua Lipa duke shkëlqyer me ngjyrat e Besëlidhjes!
Fanella e re 2025/26! Forca Besëlidhja”- shkruhet ne faqen zyrtare.
Kujtojme qe skuadra lezhjane e cila ne sezonin e ri do te drejtohet nga trajneri Elvis Plori, do ta nise kampionatin kete te shtune ne fushen e Bushatit ku do te ndeshen me Basanian vendase. Dhe padyshim qe do te kerkojne ta nisin mbare.(www.shkodrasport.com)