HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja e nisi kampionatin me fitore ndaj Basanias, reagon kryebashkiaku Ndreu

Besëlidhja e nisi kampionatin me fitore ndaj Basanias, reagon kryebashkiaku Ndreu

Besëlidhja e nisi me fitore kampionatin dhe padyshim që ky trepikëshi i parë do të jetë një “oksigjen” për vazhdimësinë e skuadrës e cila ka synime shumë ambicioze pvr vazhdimin e kampionatit. Ditën e djeshme skuadra lezhjane fitoi 2-0 në Bushat ndaj Basanias, me golat e Emmanuel Akansase dhe Arsid Krujës.

Pas kësaj ndeshje ka reaguar edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i cili përmes një postimi në faqen e tij e quan super- start këtë nisje të kampionatit.

“Beselidhja ne futboll mund sot jashte fushes ekipin rival, Basania te Bushatit me rezultatin 0-2!

Super start i ekpit qe ve keshtu gurin e pare ne rrugen e vet te pandalshme drejt kategorise 1! Suksese!”- shkruan ai.

Kryebashkiaku Ndreu po i qëndron shumë afër skuadrës dhe përveç ka kontribuar në gjetjen e presidentit të ri- Pjerin Fushajt, bashkë me institucionin që drejton kanë rolin dhe kontributin e tyre tek Besëlidhja dhe duken të vendosur për të mos u ndalur deri në arritjen e objektivit, ngjitjen në Superligë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments