Besëlidhja ka fituar 2-1 ndaj Adriatiku 2012. Tre pikë për lezhjanë të fituara në transfertë, teksa takimi u luajt në stadiumin “KF Vora”.
Pjesa e parë u mbyll barazim 1 me 1. Ruqi për Besëlidhjen shënoi fillimisht, por Mema barazoi gjithçka.
Sapo filluan 45 minutat e dyta, ishte Marku që shënoi. Këto tre pikë ngjisin lezhjanët në vendin e tretë me një pikë më pak se kryesuesit e Luzit të Vogël dhe Ilirisë. Në anën tjetër Adriatiku 2012 mbetet në vendin e shtatë.