Ekipet dhe Akademite e te gjithe vendit e kane mbyllur sezonin futbollistik dhe tashme eshte koha me e mire qe secila prej tyre te beje edhe bilancet e punes. Kuptohet qe secili prej tyre i ben llogarite ashtu siç i kishte patur pretendimet ne fillim, nese i kane arritur objektivat e vendosura apo jo.

Ne Shkoder nje nga Akademite me serioze qe funksionon eshte padyshim “Djelmnia shkodrane”. Drejtuesit e saj ditet e fundit permes faqes zyrtare kane bere edhe nje pershkrim te arritjeve teksa shkruajne se ka qene nje sezon i jashtezakonshem per ta. Ja konkretisht per çfare e kane fjalen teksa citojme postimin e tyre:

“Përmbyllje e një sezoni të jashtëzakonshëm për grupmoshat e FC Djelmnia Shkodrane 2017! Ky sezon ishte një pasqyrë e qartë e përkushtimit, rritjes dhe dashurisë për futbollin që karakterizon akademinë tonë.

U17 – Morëm pjesë në Ligën Amatore Tiranë dhe u renditëm në vendin e dytë, duke treguar nivel të lartë loje dhe përgatitje.

U15 – Një sezon i qëndrueshëm në kampionatin e Shkodrës, ku u renditëm në *vendin e tretë*, me fokus të madh në rritjen e lojtarëve.

U13– Bënë një kampionat shumë të mirë, me performanca të rregullta dhe sjellje për t’u marrë shembull në çdo ndeshje.

U11 – Skuadër me potencial të lartë, ku dallohen 2-3 elementë premtues për të ardhmen.

U9 – Bukuria e akademisë sonë! Fëmijët treguan pasion, përkushtim dhe kuptim të vërtetë të lojës së ndershme.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin tonë: Astrit Prençi, Altin Xhahysa, Bledar Marshija, Klazer Shkembi, Suad Prençi, Alan Xhahysa, drejtorin sportiv Fatmir Marku dhe më i rëndësishmi, presidenti Benardin Kulla, për mbështetjen e palodhur dhe vizionin e qartë për të ardhmen e futbollit shkodran.

Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen!”