Jurgen Uldedaj e ka fituar titullin botëror në kategorinë WBO për të rinj, pasi e rrahu boksierin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz, të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në një ndeshje me kohëzgjatje prej 10 rundeve, Uldedaj ishte më i mirë se argjentinasi në të gjitha rundet, duke e regjistruar fitoren e 10 në karrierë.

Uldedaj mbetet i pamposhtur dhe tani kampion i botës për të rinj në WBO.

Të tre gjyqtarët votuan në favor të tij 98- 9, 98-91, 98-91 ne ndeshjen e zhvilluar mbremjen e sotme ne Tirane.