Ne Shkoder por edhe me gjere nuk ka njeri qe nuk e permend fitoren 2-0 te Vllaznise ndaj Austrise se Vjenes ne vitin 1978, ndeshje kjo e vlefshme per Ligen e Kampioneve.

Pjese e skuadres shkodrane ne kete ndeshje ka qene edhe portieri i njohur korçar Jani Kaçi. Ky i fundit gjate emisionit “60 minuta ne fushen time” ne Radio Tirana me gazetarin Ervin Baku ka zbuluar edhe nje ndodhi te rralle qe i ka ndodhur pikerisht para ndeshjes me austriaket.

Ka qene vete gazetari Baku qe e ka zbardhur rrefimin e portierit korçar duke shkruar: |Dhe një ndodhi e rrallë, një kuriozitet fantastik… E treguar për herë të parë. Behët fjalë për ndeshjen Vllaznia – Austria Vjenës 2-0 (13 shtator 1978).

Shkodranët e kishin marrë Jani Kaçin si përforcim. Vllaznia ishte grumbulluar në Shirokë. Një ditë para ndeshjes, shkon ta takojë portieri i mirënjohur Paulin Ndoja. Një mik shumë i mirë i tij. Ndoja e sfidon të bëjnë një xhiro me motorr. Kaçi nuk e kishte provuar kurrë të merrte dhe t’i jepte motorrit. E pranon sfidën. Merr motorrin.

Ndoja mbrapa, pasagjer. Ecin rreth 1 km dhe bien të dy në liqenin e Shkodrës. Lajmi përhapet me shpejtësi. Frikë, panik… Por gjithçka pati një fund të lumtur… Të nesërmen, Jani Kaçi mbrojti me siguri të plotë portën shkodrane”.