Shkarkimi i Gugash Maganit nga pankina e Egnatias ishte si një rrufe në qiell të hapur për gjithë sportdashësit. Reagimet ishin të shumta përfshirë edhe vetë trajnerin peqinas që shprehu zhgënimin për këtë largim të papritur. Gazetarë të shumë kanë qenë kundër zgjedhjes së presidencës rrogozhinase duke mos u pajtuar me vendimin e tij.

Së fundmi ka reaguar edhe Gerti Çarçani. Moderatori i emisionit “Skaner” ironizon vendimin e kreut të klubit të Egnatias përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai tregon faktet se pse Magani nuk duhej shkarkuar, megjithatë edhe rezultatet me ekipe pretendente s’kanë mjaftuar për drejtuesit rrogozhinas. Në postimin e bërë në Facebook shkruhej:

“Estradë Superlige mbi shkarkimin pa konsensus të trajnerit të Egnatias, Magani! Pasi:

– Fitoi në Laç

– Barazoi në Tiranë me kryesuesit

– Barazoi në Tiranë me Partizanin

– Barazoi me Dinamon e Vllazninë!

– Eleminoi Kukësin dhe kaloi turin në Kupë.

Gashi shkarkohet për mungesë rezultatesh! Një gallatë e madhe! Natyrisht që Gashi nuk është as Murinjo, as Spaleti e as… Guardiola. Por, pa punë nisi të bëjë konvertuar në pikë konkrete.

Por, i duhet të ikë. Ka punuar jo mirë! Mbase klubi e bashkia duan Grupet e Champions se ndryshe nuk gjej kurrkund asnjë motiv largimi… Një barcaletë më vete në realitetin e ri të projekteve madhore për të bërë ekip”.