FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria U17 fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses

Shqipëria U17 fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses

Kombëtarja U-17 e vajzave e mbylli me fitore raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë, duke triumfuar me rezultatin 7-2 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Niko Dovana”.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Haxhija (GK), Jahelezi, Gola, E. Hasanaj, T. Hasanaj, Hoxha, Maksuti, Kola, Wintz, Kuka, Kronaj. Në pjesën e dytë u aktivizuan gjithashtu Celaj, Ahmetaj, Cifliku, Avdiaj dhe Kore. Siç shikohet, në formacion kanë qenë edhe dy futbollistet e Vllaznisë, portierja Eriana Haxhija dhe mesfushorja Aldisa Kronaj.

Vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje të mirë dhe dominuan takimin, duke shënuar shtatë gola dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme në përballjen e fundit të këtij raundi.

Shqipëria e nisi menjëherë në avantazh, me Kukën, e cila shënoi në minutën e 4-t. Wintz realizoi dy herë, në minutat 27 dhe 43, ndërsa Hoxha shënoi dy gola të tjerë në minutat 47 dhe 75. Në listën e golashënueseve u regjistruan edhe E. Hasanaj në minutën e 70-të dhe T. Hasanaj në minutën e 84-t.

Azerbajxhani shënoi dy herë, me Salimi në minutën e 25-të dhe Samadli nga pika e bardhë në minutën e 39-të, por Shqipëria reagoi dhe në pjesën e dytë thelloi avantazhin për të siguruar fitoren 7-2.

Me këtë rezultat, Shqipëria e mbyll raundin e parë me 4 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në Grupin B1, pas Irlandës që e përfundoi fazën me 9 pikë. Kosova gjithashtu grumbulloi 4 pikë, ndërsa Azerbajxhani e mbylli grupin pa pikë.

Kjo fitore është një mbyllje pozitive për Kombëtaren U-17 të vajzave në këtë raund, pas dy ndeshjeve të para ndaj Kosovës dhe Irlandës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments