Falë humbjes 2-1 të Kroacisë ndaj Anglisë, Gjermanisë i mjafton një fitore ndaj Holandës për të qenë në vazon e parë në shortin e kualifikueseve të Europianit.

Gjermania ka shënuar po aq gola sa Kroacia, por diferenca e golave është në favor të djemve të Joachim Low.

Nëse Gjermania barazon ose humb ndaj Holandës, atëherë do të shkojë Kroacia në vazon e parë.

Nëse gjermanët nuk fitojnë ditën e hënë, do t’i duhet të presë rezultatin e ndeshjes mes Portugalisë dhe Polonisë, për të marrë vesh përfundimisht nëse do të përfundojë në vazon e parë apo në të dytën.

Aktualisht polakët kanë një golaverazh më të mirë se gjermanët.

Shorti i grupeve të kualifikueseve të Europianit 2020 do të hidhet më 2 dhjetor në orën 12:00 në Dublin.