FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U-16 triumfon në transfertë, protagonist Maldis Boshnjaku me një dygolësh

Vllaznia U-16 triumfon në transfertë, protagonist Maldis Boshnjaku me një dygolësh

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia U-16 ka marrë një tjetër fitore në kampionat, duke triumfuar ditën e djeshme në transfertë ndaj Apollos në Fier me rezultatin 2-3. Një sukses me vlera për skuadrën e drejtuar nga Valdano Nimani, që regjistron kështu fitoren e dytë radhazi dhe konfirmon një nisje mjaft pozitive të sezonit.

Kuqeblutë e vegjël do të zhbllokonin sfidën në minutën e 19-të, kur Kjasi do të dërgonte topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Vllaznisë. Një gol që do t’i jepte më shumë qetësi skuadrës shkodrane, e cila do të vazhdonte të kërkonte me këmbëngulje një tjetër goditje në portën kundërshtare.

Dhe vetëm dhjetë minuta më vonë, Vllaznia do të gjente edhe golin e dytë. Protagonist do të ishte Maldis Boshnjaku, sulmuesi kryesor i skuadrës së Nimanit, i cili në minutën e 29-të do të shënonte për 0-2, duke i dhënë kuqebluve një avantazh të rëndësishëm.

Boshnjaku do të ishte sërish në qendër të vëmendjes edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 47-të, sulmuesi do të gjente edhe golin e tretë për Vllazninë, duke kompletuar dopietën personale dhe duke u shndërruar në protagonistin absolut të kësaj përballjeje.

Në fund, vendasit e Apollos do të reagonin duke ngushtuar diferencën në 2-3 dhe duke i dhënë pak emocione minutave të fundit. Megjithatë, Vllaznia do të administronte avantazhin dhe do të merrte tre pikët e plota në Fier, pa lejuar që fitorja t’i shpëtonte nga duart.

Me këtë sukses, Vllaznia U-16 regjistron 6 pikë të plota pas dy javëve të para të kampionatit dhe tashmë kryeson e vetme renditjen. Një nisje që konfirmon ambiciet e kuqebluve të vegjël dhe punën e skuadrës së drejtuar nga Valdano Nimani në këtë fillim sezoni.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments