Suksesi i boksierit pukjan Alban Beqiri ne kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Beograd pak dite me pare, ka ngjallur edhe nje diskutim ne ambjentin sportiv shqiptar. Ka patur edhe prej atyre qe mendojne se niveli i ketij boksieri eshte shume me i larte edhe se ai i Florian Markut.

Ky i fundit po ben nje karriere te suksesshme ne Angli, por Zef Gjoni, Renato Kurti, Nelson Hysa e ndonje tjeter, jane shprehur publikisht se Alban Beqiri ka nivel me te larte se ai, madje i kane propozuar zhvillimin e ne ndeshje ne Tirane, per ta vertetuar kete gje.

Por nderkohe, ne lidhje me kete teme ka folur nje tjeter emer i njohur i boksit shqiptar, pikerisht Kristian Demaj. Ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, boksieri i njohur shkodran eshte shprehur:

“Kam dëgjuar shumë spekullime në lidhje me nivelin e ndeshjeve të Florian Markut. Duhet të dini se ai konkurron në kategorinë IBF që është ndër katër federatat më të fuqishme të botës. Ka edhe nga ata që e konsiderojnë “boksier kot”, por gabohen sepse të gjithë boksierët me emër në botë, kanë kaluar nëpër këtë nivel ku është ai sot.

Kam njohje të afërta me Albanin (Beqirin) ndërsa me Florianin vetëm përmes rrjeteve sociale njihemi, por me respektin më të madh për Alban Beqirin, por niveli i boksit të tij nuk ka lidhje me atë të Florian Markut.

Florian Marku është boksier profesionist, ndërsa Alban Beqiri është ndër boksierët më të mirë amatorë që ka patur ndonjëherë Shqipëria, por nëse e krahasojmë me futbollin, ai është në kategori të parë, ndërsa Floriani është në Champions League.

Unë e përgëzoj Albanin se kurrë nuk është prononcuar për këtë gjë. Ka lënë të tjerët të flasin, por vetë ai jo. Kjo është një sjellje profesionale e tij, sepse të arrish të bësh një ndeshje me Florian Markun duhet të kalosh disa etapa.

Nuk dua të them se Floriani është më i miri i botës aktualisht sepse nuk është i tillë, as nuk është kampion bote siç e etiketon shumëkush sepse është e shkruar e bardha në të zezë “international champion” (kampion ndërkombëtar), por kjo është një shkallë para se me sfidu kampionin e botës.

Niveli i boksit të Florian Markut absolutisht që është i mirë, është më i mirë se i çdo boksieri tjetër shqiptar në peshën e tij, prandaj nuk duhet të sajojmë histori përballjesh të tilla si kjo me Alban Beqirin”./SHKODRA-SPORT.COM/