Talenti me origjinë nga Shkodra, Brajan Gruda, ka dhënë së fundmi një prononcim për “Kicker”, ku ka folur në lidhje me aventurë te kombëtarja U-21 e Gjermanisë. Në prononcimin e tij, shkodrani ka zbuluar se ndihet komod te “panzerat” dhe do të ishte i lumtur të pranonte një ftesë nga kombëtarja A e Gjermanisë.

“Ndjehem komod këtu te U21, por padyshim do të isha i lumtur që të pranoja një ftesë nga ekipi A. Gjëja e rëndësishme është të jem shëndetplotë, pjesa tjetër do të vijë natyrshëm.

Plan për Europanin e U21 të verës së ardhshme? Absolutisht po. Mendoj se do të jetë fantastik. Ne kemi një ekip të mirë dhe mendoj se mund të shkojmë larg këtë herë.

E kam parë pak turneun e kaluar, por ne kishim disa lojtarë që mungonin dhe tashmë janë pjesë e ekipit (qesh). Do të jetë shumë më mirë. Mendoj se mund të jemi në top 5, për të mos thënë në top 3. Objektivi ynë është të shkojmë lart përsëri”, u shpreh Brajan Gruda.