Brazili ka marrë fitore të thellë në kualifikimet për Kampionatin Botërorë, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Perunë me rezultat të thellë 4-0.

Në praninë e 72 mijë tifozëve në ‘Estadio Nacional Mane Garrincha’, brazilianët ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve, derisa Raphinha shkëlqeu me dy gola.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të me anëtarin e Barcelonës që realizoi nga pika e bardhë për 1-0.Raphinha shënoi sërish nga pika e bardhë, ku kësaj radhe në minutën e 54-të për t’i dhënë epërsinë e dyfishtë brazilianëve.

E dy golat e fundit në ndeshje u shënuan nga zëvendësuesit Anderson Pereira për 3-0 në minutën e 71-të dhe Luis Henrique për 4-0 tre minuta më vonë.Me këtë fitore Brazili ngritët në pozitën e katërt me 16 pikë, gjashtë më pak se lideri Argjentina. /Telegrafi/