Ne muajin mars te vitit te ardhshem mbush 93 vjeç, por ka nje memorie shume te mire. Mban mend gjithçka nga karriera e tij sportive dhe jeta pas futbollit. Ashtu siç ruan te arkivuara shume dokumente e fotografi sportive.

E kemi fjalen per ish- futbollistin e Vllaznise se viteve ’50-’60 Ali Kullolli. Prej vitesh ai jeton ne Tirane, por vjen shpesh ne Shkoder dhe keshtu ka ndodhur edhe ditet e fundit. Dhe ne kete vizite te rradhes ne qytetin e tij te dashur, ka preferuar te vizitoje edhe stadiumin “Loro Boriçi”.

E ka bere kete gje dhe ka ndjere nostalgji, ndonese eshte shume ndryshe nga ai stadiumi ku ka luajtur vete ketu e para 60 vitesh. Por bashke me nostalgjine, ndjen edhe pak zhgenjim sepse ky impiant modern nuk ka asgje nga historia e lavdishme e Vllaznise.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport” veterani i futbollit shkodran Ali Kullolli ka edhe nje apel per drejtuesit e Bashkise dhe ato te klubit Vllaznia, per ngritjen e nje muzeu historik.

“Me erdhi keq qe ne stadium nuk pashe asgje nga historia e Vllaznise dhe kjo nuk eshte diçka e mire. Pushteti vendor dhe klubi duhet te ngrene nje grup pune per te mbledhur materialet e duhura per te ndertuar muzeun e ketij klubi me histori te lavdishme. Nuk shkon kjo gje qe ne kete stadium te mos kete pjese te historise se tij”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e Ali Kullollit mund ta ndiqni ne videon qe ndodhet ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: