Nesë më 28 nëntor, në Dusseldorf do të zhvillohet dueli i madh i peshës së rëndë në boks mes kampionit të botës, gjermanit Agit Kabayel dhe shqiptarit Nelson Hysa. Sfida zhvillohet titullin e kategorisë WBC, që mbahet nga Kabayel. Një ndeshje e shumëpritur për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm sepse krenohen me arritjen e bokserit tonë
Dy boksierët kanë zhvilluar në stadiumin gjerman takimin e radhës “ballë për ballë”, duke dhënë edhe mesazhet e radhës. “Jam përballur me boksierë më të fortë se Kabayel. Këtë e thonë shifrat”, deklaroi Nelson Hysa, i pamposhtur në ring gjatë konferencës së djeshme për shtyp.
Shkodrani ka 25 fitore (0 humbje), por i pamposhtur është edhe Kabayel (27 fitore, 0 humbje), ndaj pritet një përballje e fortë, ku priten edhe shumë shqiptarë, në një ditë të veçantë për vendin tonë që përkon me Ditën e Pavarësisë.
Duke postuar një video në stërvitje, Hysa shprehet: “Kjo është energjia që ushqen kampionin! Me fuqinë e 8S2. Çdo pikë djerse, çdo raund, çdo goditje më çon një hap më pranë historisë”.
“Jam i përqendruar, i gatshëm dhe i etur për fitore. Duke mbajtur mbi vete krenarinë e Shqipërisë, forcën e rrënjëve të tij dhe shpirtin e një kombi që nuk tërhiqet kurrë”, u shpreh Nelson Hysa.
Bashkë me boksierin shkodran, në Dusseldorf ndodhen edhe trajnerët Zef Gjoni, Jetmir Kuçi e Lazarin Vila si dhe presidenti i “Vllaznia boks” Mondi Ndou.



