Shkruar nga Gjergj KOLA
Futbollisti shkodran konfirmon sërish momentin e mirë që po kalon me skuadrën e tij Hearts. Pas dy golave dhe një asisti në ndeshjen e fundjavës të vlefshme për kampionatin skocez ndaj Dundee, ai po shkëlqen edhe sonte në takimin e rradhës.
Këtë herë në ndeshjen e Conference League ndaj Monaco që po luhet në këto momente në fushën e Hearts teksa është mbyllur pjesa e parë në shifrat e barabarta 2-2. Kerjota ka qenë protagonist në të dy golat e skuadrës së tij teksa ka dhënë asistin e golit të parë të shënuar nga Aitena në minutën e 18-të.
Njëkohësishtt ka shënuar golin e barazimit që i çoi shifrat në 2-2 pikërisht në minutën e 44-të. 25 vjeçari shkodran në këtë mënyrë ka treguar edhe njëherë vlerat e tij dhe me siguri që do të japë edhe më shumë në të ardhmen sepse e ka talentin dhe aftësitë për ta bërë këtë gjë.
Kjo formë e shkëlqyer që Sabah Kerjota po kalon me siguri që do ta bindë trajnerin e kombëtares shqiptare Rolando Maran ta grumbullojë edhe për ndeshjet e rradhës dhe madje t’i japë mundësinë të bëjë debutimin me fanellën kuqezi.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


