FAQJA E PARE KRYESOREPERSONAZH/ Nevila Hajredini, gjimnastja që bëri emër me Vllazninë

PERSONAZH/ Nevila Hajredini, gjimnastja që bëri emër me Vllazninë

Shkruar nga Gjergj KOLA

Vllaznia në gjimnastikë në vitet ’80 ka qenë në majat e saj. Falë punës së palodhur të trajnerit Bardhyl Hoxha, u arritën shumë suksese shoqëruar me vende të para në garat e kampionatit kombëtar, Kupës së Republiks, Spartakiadës Kombëtare dhe aktivitete të tjera që organizoheshin nga Federata përkatëse.

Pjesë e këtyre sukseseve do të ishin një grup sportistesh të talentuara dhe sot ne do të ndalemi tek njëra prej tyre. E kemi fjalën për Nevila Hajredin, e cila bashkë me Ermira Mandijën, Fatime Sujovin, Angjelina Manovin, Remzije Ashikjen, Irma Zyberin, Alarmina Manovin etj, arritën rezultate shumë të larta.

Nevila Hajredini ka lindur në Shkodër më 15 janar 1970 në një familje të thjeshtë por shumë sportdashëve dhe pikërisht nga kjo frymë ku ajo u rrit, vendosi t’i bashkohej sportit të gjimnastikës që në moshën 8 vjeçare dhe trajnere të parë do të kishte Vjollca Medjen.

Falë pasionit, punës dhe dëshirës së madhe, ecuria e saj ishte shumë e mirë dhe rezultatet u rritën. Dy vite më vonë puna e bërë në stërvitje iu shpërblye me arritjen e disa sukseseve në aktivitetet ku mori pjesë, kupa dhe kampionate me ekipin e  kategorisë së parë.

Talenti i saj tërrhoqi vëmendjen e trajnerit Bardhyl Hoxha i cili e mori në ekipin e parë dhe duke punuar fort me të, bëri që Nevila në moshëën 13 vjeçare të marrë titullin “Mjeshtre Sporti”, duke u bërë njëkohësisht pjesë e ekipit të Vllaznisë, me të cilin do të arrinte fitimin e titujve kampion.

Gjatë periudhës të moshës 13-15 vjeç, Nevila Hajredini u stërvit me periudha të ndryshme edhe me ekipin kombëtar bashkë me gjimnasten Ermira Mandija, po ashtu edhe me trajnerin Bardhyl Hoxha.

Në moshën 15 vjeçare vendos të vazhdojë  shkollën e mesme  të Mjeshtrisë Sportive në Durrës. Aty në atë kohë ishte e vetmja mjeshtre sporti që kishte shkolla ndaj edhe u trajtua pak më në veçanti duke patur edhe trajner ndihmës përkrah trajneres Vjollca Beqiraj. Nevila u trajnua edhe personalisht nga trajneri i talentuar Alqi Klemo dhe përfaqësoi  ekipin e Mjeshtrisë Sportive në garat që zhvilloheshin.

Në vitin 1990 kthehet përsëri në Shkodër, kësaj here me një ekip tjeter dhe me trajner Hivzi Bushatin por kësaj here jo për shumë gjatë sepse mosha ishte faktori vendimtar për ta ndërprerë rrugëtimjn si gjimnaste, por kurrë për ta ndërprerë pasionin për sportin e gjimnastikës.

PERIUDHA SI MËSUESE

Për 4 vite punoi si mësuese e edukimit fizik në shkolla të ndryshme të Shkodrës, Njëkohësisht mbaroi edhe Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Më pas ka krijuar familjen e saj në Mal të Zi ku dhe prej 32 vitesh vazhdon aktivitetin si mësuese e edukimit fizik me shum pasjon dhe sukses teksa ka marrë edhe me tituj të ndryshëm si “Profesore”, “Mentore”, “Këshilltare” duke kontribuar për sportin në vendin fqinj. Njëkohësish jep mësim si asistente e jashtme edhe në degën e Edukimit Fizik në Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

PRONONCIMI

Në një prononcim për Gazeta “SHKODRA SPORT”, Nevila Hajredini shpreh lumturinë e saj që arriti të përfaqësonte me dinjitet ekipin e Vllaznisë.

“Për mua ka qenë gjëja më e bukur e njëkohësisht realizimi i ëndrrës dhe qëllimit tim sepse unë nuk kam garuar në gara të kategorive më të ulëta. Unë që preej fillimit të këtij sporti jam stërvitur me ekipin e parë dhe gara ime e parë ka qenë kategoria e parë dhe përfaqësimi me mjeshtret e sportit dhe fitimin e titullit që në garën time të parë.

Për mua Vllaznia ishte një familje e madhe, klubi që më rriti e më udhëzoi në një rrugë të gjatë e të drejtë gjatë së cilës u afirmova dhe tani po shijoj frytet e punës dhe të karrierës time në sport të cilin edhe sot e kam pjesë të pandarë të jetës time”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments