Borusia e Dortmundit regjistroi një fitore spektakolare me përmbysje 4-2, ndaj Bohumit, në duelin e vlefshëm për javën e pestë të Bundesligës.
Miqtë shënuan 2 herë me Bero dhe De Vit në minutat 16 dhe 21, ndërkohë që Dortmundi ngushtoi fillimisht diferencën në minutën e 44 me Guirasit.
Në pjesën e dytë vendasit e Nuri Shahin shënuan edhe 3 herë të tjera. Emre Can, shënoi golin e barazimit me penallti në minutën e 62-të.
Në minutën e 75-të, ishte sërish sulmuesi Guirasi i cili shënoi golin e 3 me 2, për të vulosur sfidën mendoi Nmeça në minutën e 81-të. Ky ishte suksesi i tretë në 5 ndeshje më Dortmundin që ka arritur të grumbullojë 10 pikë, duke u pozicionuar në vendin e pestë.